LAJMI I FUNDIT:

Qeveria riprocedon Demarkacionin pa konsensus

Qeveria riprocedon Demarkacionin pa konsensus

Qeveria e Kosovës pritet ta dërgojë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi pa konsensus të spektrit politik në vend. Kjo do të ndodhë pasi opozita pranon të takohet me kryeministrin Mustafa vetëm nëse pranohen kushtet e tyre. Në Qeveri thonë se nuk pranojnë kushte paraprake

Konsensusi për riprocedimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit mes pushtetit dhe partive opozitare duke i pamundshëm, shkruan “Zëri”.

Deklarimet e dyja palëve, para se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa t’u bëjë ftesë krerëve të tri partive opozitare për një takim, nuk po kontribuojnë në afrimin e qëndrimeve mes tyre, por ndarjes edhe më të madhe.


E si pasojë e kësaj, ekzekutivi i vendit pritet që pa konsensus dhe në mënyrë arbitrare ta dërgojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Më 1 shtator Qeveria e kishte tërhequr nga rendi i ditës këtë marrëveshje, pasi në seancë nuk ishte Lista Serbe, çka pamundësonte ratifikimin e saj, shkruan gazeta “Zëri”.

Pas kësaj i pari i Qeverisë paralajmëroi ftesën për liderët e partive politike, pozitë e opozitë, për një takim të përbashkët për ta gjetur një konsensus rreth kësaj çështjeje, e cila po kundërshtohet tash e një vit. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori