LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, u vu gurëthemeli i ndërtesës së parë të projektit “ARM, shtëpia ime e vërtetë” (Video)

Maqedoni, u vu gurëthemeli i ndërtesës së parë të projektit “ARM, shtëpia ime e vërtetë” (Video)

Tv 21 bën të ditur se u vu gurë themeli i ndërtesës së parë të projektit “ARM, shtëpia ime e vërtetë”. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një parcelë pas kazermës Ilinden në Shkup, për të ndërtuar pallatet për oficerët e vet. Ministri Zoran Jolevski, shpjegon se 32 pjesëtarë të armatës, kanë paguar 20% të shumës sa kushton një banesë. Për t’ua lehtësuar atyre pagesën, armata ua mundësoi që për 20 vjet të paguajnë këste mujore që nuk e tejkalojnë shumën prej 200 euro. Ministria po ashtu do t’i paguaj edhe kamatat e kredive të pronarëve të banesave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani janë paraqitur 250 pjesëtarë të armatës, të cilët duan të marrin banesa në këto objekte kolektive. Megjithatë, nëse ka interesim ne do të vazhdojmë me ndërtimin e komplekseve tjera, jo vetëm këtu në Shkup. Në lokacione të këtilla janë paraparë të ndërtohen banesa për ushtarët edhe në Veles, Prilep, Shtip dhe Kumanovë”, tha Jolevski.

Sipas projektit, banesat me nga një dhomë, ose 35m2 do të paguhen me këste prej €75. Kurse banesat me nga katër dhoma, që kanë hapësirë prej 90m2, ushtarët duhet të paguajnë nga €200 në muaj, për 20 vjet rresht. Në këtë ngjarje promovuese, erdhi edhe lideri i OBRM-PDUKM-së Nikola Gruevski. Ai hezitoi të jap deklarata politike, por lëvdata dha për këtë projekt qeveritar, sepse e vlerëson se ushtarët do të kenë mundësi të strehohen më afër punës së tyre.


“Numër i madh i ushtarëve do të zgjidhin problemin e tyre të banimit dhe do të kenë kushte të mira për jetesë. Me këtë projekt atyre ju jepet mundësia, në një mënyrë më të lirë të marrin në pronësi banesat e tyre”, tha Gruevski.

Jo të gjithë pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë e mirëpritën projektin “ARM shtëpia ime e vërtetë”. Sindikalistët e ushtarëve profesionist thonë se me pagat që kanë nuk do të jenë në gjendje të kursejnë për banesa. Ata kërkojnë që fillimisht tu rregullohen kushtet elementare nëpër kazerma.

Për Sindikatën e pavarur të ushtarëve profesionist, ky projekt është vetëm marketing politik para zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori