Njohësit e çështjeve politike thonë se dualizmi gjithnjë e më i shprehur në opinion ndërmjet drejtuesve të dikasterit të policisë paraqet kërcënim për mbarëvajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor, por edhe për sigurinë e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri një i dikasterit të policisë, Oliver Spasovski, nga radhët e opozitës maqedonase, bëri të ditur se ka shfrytëzuar të drejtën që të shkarkoj ëdhe në vend të tyre të emërojë 11 drejtues sektorësh në MPB.
Spasovski ka sqaruar se këto ndryshime bëhen me qëllim të garantim të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
Në kuadër të ndryshimeve është përfshirë edhe ndërrimin një zyrtari të lartë të MPB-së, që drejtonte sektorin për informatikë dhe telekomunikime në këtë dikaster , i cili është i dyshuar i Prokurorisë Speciale në rastin “Arka” për manipulime financiare dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Por, ndaj vendimit të ministrit Spasovski ka reaguar zëvendësministri nga radhët e OBRM-së, Oliver Andonov, i cili akuzoi Spasovskin se këto ndryshime janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke i quajtur ndryshimet kadrovike dhe sulm për të penguar punën e MPB-së.
Analisti politik, Alajdin Demiri, duke komentuar zhvillimet e fundit në dikasterin e policisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se dualizmi i paraqitur në ministrinë e punëve të brendshme, mes ministrit dhe zëvendësit të tij, po edhe urdhërave që vijnë drejtpërdrejt nga Qeveria për këtë dikaster, kërcënon realizimin e zgjedhjeve në frymë demokratike.
Demiri thotë se Ministria e Punëve të Brendshme, krahas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve, është institucioni kyç i përfshirë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Ky dualizëm bëhet për të krijuar huti në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme, si dikaster i sigurisë… I gjithë ky dualizëm i shkon përshtati OBRM-PDUKM-së për arsye se strukturat e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë dominante, pavarësisht se ky dikaster udhëhiqet nga LSDM –ja. Qëllimi është që dy partitë në pushtet OBRM-PDUKM dhe Bashkimi Demokratik të blejnë kohë të caktuar për të mbijetuar në skenën politike”, vlerëson Alajdin Demiri, analist politik.
Ndërkaq, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, vlerëson se për të qenë funksional dikasteri më i rëndësishëm në shtet, për sigurimin e stabilitetit dhe sundimin e drejtësisë duhet respektuar hierarkia në këtë institucion, në të kundërtën nuk kërcënohet vetëm procesi zgjedhor, por edhe siguria e shtetit në përgjithësi, në këtë situatë të brishtë politike në të cilën ndodhet Maqedonia si shtet.
“Dikasteri i policisë në këtë periudhë, parësore e ka stabilitetin e vendit, por njëherësh duhet të shërbejë si preventivë në situata të caktuara që mund të kërcënojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Pra, dikasteri i policisë duhet të instalojë një sistem të tillë, përfshirë këtu të gjitha drejtoritë, që të pengohet çfarëdo manipulimi gjatë procesit të zgjedhjeve”, thekson për ‘Radio Evropa e Lirë’, Pavle Trajanov ish-ministër i Punëve të Brendshme.
Në bazë të marrëveshjes politike, LSDM-ja në qeverinë kalimtare merr pjesë me dy poste ministrore dhe me katër zëvendësministra.
Qeveria kalimtare funksionon 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe zgjat deri në përfundimin e tyre, ndërsa detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite