LAJMI I FUNDIT:

Çallovski: Ushqimi nuk duhet që të shitet, por të shkëmbehet

Çallovski: Ushqimi nuk duhet që të shitet, por të shkëmbehet

Gastronomët porositin se nuk duhet të bëjmë kalkulime me ushqimin, udhëheqjen e afarizmit dhe përfitimin, pasi që njerëzit janë ata që hanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Filip Çallovskit nga Aleanca e kzhinjerëve në Slow Food Maqedonia, ushqimi nuk duhet që të shitet, por të shkëmbehet, por për këtë gjë është e nevojshme një ndërgjegje e madhe.


Përvoja e tij thotë se më shumë njerëz sot dëshirojnë ta mësojnë gastronominë, të hyjnë në këtë profezion të gatimit të ushqimeve cilësore dhe shëndetësore.

Vendet që e diktojnë gastronominë në nivel botëror janë Franca, Italia, Spanja. Përndryshe, Çallovski ka qenë pjesë e delegacionit të Slow Food Maqedonia në panairin botëror tradicional të ushqimit, Terra madre Salone del Gusto 2016, që u mbajt në Torino të Italisë, nga 22 e deri më 26 shtator./Telegrafi/