LAJMI I FUNDIT:

E sulmuan 4 persona me thikë, por nuk bashkëpunon me policinë

E sulmuan 4 persona me thikë, por nuk bashkëpunon me policinë

I riu 32-vjeçar, pronar dhe instruktor i një palestre në Tiranë, i cili u sulmua nga 4 persona në mesnatë dhe u plagos rëndë me thikë, teksa po hipte në makinën e parkuar para një restoranti nuk tregon emrat e autorëve.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Donika Kastrioti”, që ndodhet mes Gjykatës Kushtetuese dhe dy kullave, rreth orës 23:45 të së hënës. Megjithatë, Policia u njoftua për plagosjen më shumë se një orë e gjysmë pasi kishte ndodhur, nga personeli i Spitalit të Traumës, ku i dëmtuari ishte paraqitur rreth orës 00:30, në gjendje të rëndë. Burime nga Policia thanë se i plagosuri është shtetasi Halim Hysa, nga Dibra dhe banues në Tiranë, pronar i një palestre në Institutin Bujqësor.


Ndërsa personat që e kanë sulmuar fillimisht me grushte e më pas e kanë goditur me thikë në brinjë, kanë qenë 4, edhe pse Policia thotë zyrtarisht se është vetëm një autor i dyshuar, tashmë i identifikuar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku grupi i gatshëm patrullon vazhdimisht e megjithatë nuk është parë nga askush.

Madje, edhe një efektiv objektesh, që ishte me detyrë si roje pranë Gjykatës Kushtetuese, pretendon se nuk i ka parë autorët, edhe pse ka ndërhyrë kur ka parë sulmin. Nga ana tjetër, vetë i plagosuri, tashmë jashtë rrezikut për jetën, sipas ‘Panorames’ nuk është treguar bashkëpunues me policinë.

Ai ka pohuar se ka qenë një sulm i befasishëm dhe nuk i njeh autorët, shkruan Mapo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori