Ndonëse zgjedhjet e ardhshme lokale janë duke u afruar përditë e më shumë, partitë politike ende nuk kanë treguar se kënd do ta vënë në garën për të parët e komunave.
Sipas analistëve kosovarë, në kryeqytetin e Kosovës do të zhvillohet beteja kryesore për atë se cila parti do ta ketë drejtuesin e kësaj komune.
Ata kanë theksuar se nëse kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i realizon premtimet e tij, do të jetë e vështirë që të sfidohet nga dikush tjetër.
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për Telegrafin se varet prej kandidatit që do ta zgjedhin partitë politike se sa e fortë do të jetë gara.
“Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të zgjedhin një kandidat të përbashkët, ndoshta kjo gjë do ta ndryshonte situatën. Por, kryesorja konsideroj që do të përcaktoj çdo gjë, është fakti nëse Ahmeti do t’i realizoi premtimet e tij dhe pas kësaj do të rikandidonte për këtë pozitë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, i pari i Prishtinës në bazë të këtyre premtimeve e ka fituar garën, duke shtuar se kryeqyteti është shumë i rëndësishëm për të gjitha partitë politike.
“Nëse kandidon ndonjë kandidat që ka kredibilitet dhe mund t’i bind qytetarët, ai person nuk duhet të hezitoj që t’i hyjë garës. Varet nëse Ahmeti do të kandidoi për kryetar. Nuk e di nëse VV do të mund ta mbaj Prishtinën nëse e kandidon dikë tjetër për kryetar”, ka theksuar Mushkolaj.
Ai ka thënë se Prishtina më shumë identifikohet me Shpend Ahmetin si personalitet se sa me partinë, pavarësisht që sipas tij, Shpend Ahmeti është anëtar i VV-së.
E analisti Arben Qirezi, ka theksuar se asnjë parti, hë për hë nuk kanë konfirmuar kandidat për të parin e Prishtinës, prandaj sipas tij, edhe është e pamundur të matet popullariteti me sondazhe për kandidatët.
Por ai mendon që skena politike e kryeqytetit nuk ka dhënë ende një kandidat që do të mund ta sfidonte Ahmetin.
“Besoj se nëse ai zgjedh të kandidojë, do të ketë përparësi të madhe ndaj kandidatëve të tjerë, përparësi qe ia siguron pozita e kryetarit. Mendoj se disa rezultate më të prekshme të qeverisjes së tij do të shihen në vitin e fundit të qeverisjes gjë që do t’i jap shtysë për një mandat të dyte si kryetar i Prishtinës”, ka shtuar Qirezi.
Ndryshe, mediat sot kanë shkruar se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për të parin e Prishtinës, do të jetë Avni Arifi.
Por, ky i fundit e ka mohuar këtë gjë, duke theksuar se ende nuk është vendosur për një gjë të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze