LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike ka ndikuar në uljen e rritjes ekonomike

Kriza politike ka ndikuar në uljen e rritjes ekonomike

Kriza politike ka goditur fort ekonominë e brendshme. Investimet janë zvogëluar, rritja është ngadalësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banka Botërore për këtë vit parashikon pozitivisht 2 përqind të BPV-së, e cila është në përputhje me parashikimet e qeverisë për të ribalancim rritje prej 2.3 përqind dhe pritshmëritë e Bankës Kombëtare.

Zgjidhja e krizës politike do të çojë në stabilitetin politik, është e rëndësishme, pasi trazirat politike kanë ndikuar në ekonominë e Maqedonisë. Investimet vuajnë si pasojë e krizës, rritja ngadalësohet’, kështu vlerësoi Banka Botërore.


‘Kriza politike na ka treguar se mund të kryehet ndikim i shpejtë dhe negativ ndaj ekonomisë. Fillimisht, kanali po ndodh përmes përmbajtjes së investitorëve, si edhe të huajve që kanë për qëllim që të vijnë në Maqedoni dhe kompanitë vendase që planifikojnë të marrin vendime të rëndësishme për investimet’, thotë profesori universitar, Marjan Petreski.

‘Në Serbi, Bosnjë dhe Maqedoni, në një periudhë afatmesme, rritja ekonomike pritet të rritet, duke mbështetur diversifikimin e investimeve në aktivitete produktive, si dhe për shhkak konsumit privat’, shkruan në Raportin e Bankës Botërore.

Të zgjidhet krizën në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike!

Mesazhi kryesor nga Banka Botërore është të zgjidhet kriza për tu zmadhuar rritja ekonomike.

‘Rritja në Maqedoni pritet papritmas të ngadalësohet nga 3.7 përqind në vitin 2015 në 2 përqind në vitin 2016, sepse pasiguria e zgjatur politike redukton aktivitetin ekonomik, veçanërisht investimet private. Investimet publike nuk janë të mjaftueshme për të kompensuar uljen e ndjeshme të investimeve private. Pasiguria e zgjatur politike dobësonë investimet për të cilat, për herë të parë në gjashtë vjet, marrin nga rritja e Republikës së Maqedonisë’, thuhet në raport.

Në këtë periudhë më të gjatë paralajmërojnë edhe biznesmenët e vendit.

‘Rritja e kreditimit edhe më tej është pozitive në Maqedoni dhe Kosovë, edhe pse ka ndikuar negativisht në uljen e besimit në kreditimin e korporatave në gjysmën e parë të vitit 2016’, thonë bankierët. /Telegrafi/