LAJMI I FUNDIT:

Defile motoçikletash për ngritjen e vetëdijes për kancerin në prostatë

Defile motoçikletash për ngritjen e vetëdijes për kancerin në prostatë

Gjashtë dhjetëra motoçiklistë me motoçikleta unike dhe me veshje të veçantë xhentëlmenë sot do të defilojnë nëpër rrugët qendrore të Shkupit me qëllim të dërgojnë porosi për ngritjen e vetëdijes tek meshkujt për parandalim të kancerit në prostatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me defilenë në Shkup për herë të parë do të bashkëngjitet në lëvizjen globale „The Distinguished Gentlemans Ride” e cila është e vetme e këtij lloji dhe mbahet në të njëjtën datë dhe me arsye të njëjtë në më shumë se 500 qytete në botë.

“Theksi kryesor i ngjarjes është shija e theksuar në modën dhe veçantinë e motoçikletave, me se do të rikthehemi në erën kur estetika dhe detajet kanë qenë shumë më të pranishme dhe më të çmuara nga sot” kanë njoftuar organizatorët.


Për këtë vit janë regjistruar rreth 50.000 pjesëmarrës në më shumë se 500 qytete dhe 90 shtete. Në Shkup janë paraqitur 67 pjesëmarrës dhe janë grumbulluar donacione prej rreth 800 dollarësh.

Porosia globale për ngritjen e vetëdijes për shëndetin e meshkujve do të dërgohet në ora 13 nga lagja Aerodrom.

Partner i ngjarjes është Fondacioni global Movember, i cili është fondacioni më i madh global që kujdeset për shëndetin e meshkujve./Telegrafi/