Pavarësisht asaj se së paku 120 mijë shtëpi të banuara ishin djegur e shkatërruar gjatë luftës nga serbët në Kosovë, por edhe ishin shkaktuar shumë dëme të tjera materiale nga Serbia gjenocidale, akoma 17 vjet pas luftës pushtetarët tanë nuk kanë arritur që të bëjnë adresimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.
Është për t’u habitur se si pas tërë kësaj kohe nga shkatërrimet, bombardimet dhe djegiet e shtetit serb me Milosheviqin në krye, politikanët kosovarë nuk denjuan të kërkojnë dëmshpërblimet nga shteti serb, edhe përkundër faktit se janë vazhdimisht në bisedime me Beogradin.
Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, thotë se, për fatin e keq të Kosovës, lidershipi i saj në bisedimet me Serbinë është i fokusuar vetëm në dhënien e koncesioneve të shumta Serbisë dhe serbëve të Kosovës, por jo edhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës.
Së këndejmi, sipas tij, udhëheqësit e Kosovës as nuk kanë arritur ndonjë sukses në mbrojtjen e interesave të Kosovës, madje as nuk e kanë shtruar me seriozitet ndonjë çështje.
“Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës është komplekse dhe duhet të përgatitemi seriozisht për këtë. Problemi i tashëm është në faktin se qeveritë e Kosovës, të cilat kanë qenë njëra pas tjetrës, as nuk e kanë bërë një evidencë të mirëfilltë e të faktuar mirë të dëmeve të shumta në njerëz dhe prona. Ndërsa, të gjitha bisedimet e deritashme kanë pasur në fokus realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë dhe jo interesat e Kosovës”, është shprehur Salihaj.
Ndërkaq, profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se gjithsesi faji është yni në këtë aspekt dhe kurdoherë fajin, siç tha, duhet kërkuar fillimisht tek vetvetja e më pastaj tek tjetri.
Ai më tej ka rikujtuar se në vitin 2008, në kohën kur ishte deputet, këtë çështje e kishte ngritur në Kuvendin e Kosovës, duke ia adresuar qeverisë asokohe, duke pyetur se përse Qeveria nuk e merr këtë akt, i cili si i tillë është edhe juridik, politik, etik, pastaj i arsyeshëm, i nevojshëm e mbi të gjitha i domosdoshëm.
Sipas tij, çdoherë pala e dëmtuar ka të drejtë në rimbursimin e dëmit moral, por edhe atij material.
“Tek ne, populli ynë është dëmtuar në pikëpamje, si morale ashtu edhe materiale, dhe në mënyrën më drastike, ndërsa Qeveria jonë, për shkak të neglizhencës, mungesës së përgjegjësisë shtetërore, nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë çështje. Andaj, faji u takon të gjitha qeverive, përfshirë edhe këtë aktualen, që është përgjegjëse, e cila nuk e realizon këtë akt të nevojshëm, shumë të domosdoshëm, pasi ishte dashur ta kapitalizonte në maksimum edhe në sferën politike. Kjo pasi përderisa pala serbe për një kishë që është dëmtuar për synime politike hegjemoniste e ngrit çështjen deri në nivelin e OKB-së, ndërsa këta tanët thjesht sikurse të ishin shurdhmemecë dhe janë tepër inferior, inert e anemik, pasi nuk kanë kapacitet për të vepruar ashtu si do duhej të vepronte ta zëmë ‘burri i shtetit'”, ka theksuar profesori Riza Smaka. /Kosova Sot/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë