LAJMI I FUNDIT:

Fitore e vështirë e Bayernit (Video)

Fitore e vështirë e Bayernit (Video)

Bayern Munich ka arritur të shënojë një fitore tejet të vështirë te Hamburgu 0:1.

Bavarezët vuajtën gjatë gjithë ndeshjes për të gjetur golin e epërsisë, ndërsa këtë e arritën në fund të saj.


Ishte talenti i madh gjerman, Joshua Kimmich që shënoi golin e fitores, pasi u asistua bukur nga Ribery në minutën e 88-të.

Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon të mbetet lider në Bundesliga me 15 pikë të grumbulluara nga pesë ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë fitore mjaftë të rëndësishme ka shënuar Borussia Moenchegladbach që ka mposhtur në shtëpi Ingolstadin 2:0.

Ka qenë sulmuesi Lars Stindl që ka shënuar golin e parë në ndeshje, ndërsa mesfushori i talentuar Oscard Wendt shënoi në pjesën e dytë për tri pikë të reja të Gladbachit.

Fitore kanë shënuar edhe Augsburg në shtëpi ndaj Dramstadit ndërsa Frankfurt dhe Hertha ndanë pikët në një barazim 3:3.

Ndeshje mjaftë interesante u zhvillua edhe ajo mes Mainzit dhe Bayer Leverkusenit ku përfundoi në të mirë të mysafirëve me rezultat 2:3. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YqkYZkpd4ho