LAJMI I FUNDIT:

“Fabregas do të jetë kryesori në derbi”

“Fabregas do të jetë kryesori në derbi”
Fabregas e vulosi takimin.

Chelsea dhe Arsenali do ta zhvillojnë derbin e Londrës me fillim nga ora 18:30.

Pas shumë polemikave rreth mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas, trajneri italian Antonio Conte ka folur për të.

Italiani beson shumë në mesfushorin spanjoll që shënoi dy gola në Kupë ndaj Leicesterit.


Conte ka thënë se Arsenalin do ta mund me Fabregasin.

“Përballja me Arsenalin është speciale për Cesc. Është stërvitur mjaft mirë dhe ka shumë mundësi që ta nisë si titullar”.

“Gjithsesi, nuk e kam vendosur plotësisht 11-shen që do zbresë në fushë nga minuta e parë”.

“Por, fakti që Fabregas e njeh mjaft mirë Arsenalin, mund të ishte një ndihmë e madhe për t’i mundur pikërisht me Ceskin në fushë”, deklaroi Conte. /Telegrafi/