Jose Mourinho ishte tejet i zhgënjyer kur u anashkalua nga krerët e Liverpoolit në vitin 2004 dhe për trajner u angazhua Rafa Benitez. Kështu ka thënë ish-mesfushori Danny Murphy.
Pas largimit nga Porto, strategu portugez kishte dashur të marrë drejtimin e Redsave, mirëpo në Anfield u angazhua trajneri spanjoll.
Gjatë një bisede për talkSPORT, Murphy është pyetur se a ka dashur që të luante nën urdhrat e Mourinhos.
“Të them të drejtën, çuditërisht, për pak kam mundur! Kur Benitez u angazhua te Liverpooli, ishte gara ndërmjet atij dhe Mourinhos”.
“E di këtë fakt. Mourinho e dëshironte shumë angazhimin te Liverpooli. Por, Liverpooli e zgjodhi Benitezin, sepse ai e kishte fituar titullin e La Ligas dhe Kupën UEFA me Valencian”.
“E di se Mourinho ka qenë shumë i zhgënjyer. Edhe unë isha i zhgënjyer, sepse Benitez erdhi dhe nuk më dëshironte. Doja të ishte Mourinho, sepse ai ndoshta do ta kërkonte qëndrimin tim”, ka treguar Murphy.
Trajneri portugez është aktualisht në krye të Manchester Unitedit, ndërsa në Ligën Premier në dy raste e ka drejtuar Chelsean. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Florentino Perez jep dritën e gjelbër për transferimin e lojtarit që do ta zëvendësojë Kroosin
Arbër Hoxha vendimtar edhe në Kupën e Kroacisë, sjell trofeun te Dinamo Zagreb pas dy asistimeve
Finalja e Ligës së Evropës: Atalanta – Leverkusen, formacionet zyrtare, Xhaka dhe Gjimshiti nga minuta e parë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251