Kryetarja e Partisë së Re Demokratike dhe njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak Emilia Rexhepi me një delegacion, ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe anëtarët e bordit të AKB-së.
Emilia Rexhepi, kryetare e Partisë së Re Demokratike, kërkoi nga udhëheqja e AKB-së që të gjejnë mundësinë e sjelljes së investitorëve edhe nëpër rajonet ku jeton komuniteti boshnjak.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, shtoi se komuniteti boshnjak i integruar në shoqërinë kosovare pret që përmes investimeve të rritet punësimi i këtij komuniteti dhe të hiqen dilemat se këta mund të gjejnë diku më mirë se në Kosovë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, falënderoi deputeten për kontributin e dhënë në kuvend dhe po ashtu edhe për kontributin e dhënë nga komuniteti boshnjak për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës.
Ai tha se në të ardhmen do shikojnë mundësit që t’i orientojnë investitorët e interesuar që të vizitojnë edhe rajonet ku jetojnë komuniteti boshnjak, në mënyrë që të gjinden format dhe modalitetet e investimeve të përbashkëta e që për këtë komunitet të krijohet një klimë më e mirë për të jetuar në Kosovë.
Të dy palët u pajtuan që të kenë komunikime të shpeshta për harmonizimin e kërkesave të përbashkëta e që rrisin investimet dhe punësimin edhe në këtë komunitet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe