LAJMI I FUNDIT:

Janeva: Të lirohen të paraburgosurit në rastin ‘Spiun’

Janeva: Të lirohen të paraburgosurit në rastin ‘Spiun’

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, në ditën e dytë të debatit kuvendor për punën e PSP-së në 6 muajt e kaluar, tha se gjithë të paraburgosurit në procesin “Spiun”, duhet të lirohen për shkak se ka pasur njerëz të cilët për vite kanë qenë në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva këtë e tha pas një sërë pyetjeve në një fjalim të gjatë dhe të vendosur nga deputetja e OBRM-PDUKM, Svetllana Jakimovska.

‘Nëse zonja aq di se ka edhe regjistrime të tjera të bisedimeve të fshehta, e lus që të mi jep. Për herë të fundit ju përsëris që për rastin e Edmond Temelkos ta pyes Gjykatën Supreme. Edhe kryetarja e Gjykatës është përgjegjëse dhe le të vijë dhe le të ju tregojë. Unë patjetër të hesht nga respekti për gjykatën dhe në mbrojtje të hetimeve. Unë duhet të them se Gjykatat ka qasje të ndryshme kur ka kërkesë për paraburgim nga PSP dhe kur atë e kërkon PTHP’, tha Janeva. /Telegrafi/