LAJMI I FUNDIT:

Andres Iniesta thyen një rekord personal me Barcelonën

Andres Iniesta thyen një rekord personal me Barcelonën

Rreth 20 vjet më parë iu bashku akademisë së Barcelonës.

Andres Iniesta për 14 vjet karrierë në skuadrën e parë katalonase ka arritur një statistikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Atletico Madridit, e cila përfundoi e barabartë, 1:1.

Iniesta është bërë futbollisti i dytë me më së shumti paraqitje me fanellën e Barcelonës, transmeton Telegrafi.


Kapiteni deri më tani ka pasur 392 paraqitje për kampionët spanjoll, të cilën shifër e zotëronte Carles Puyol.

Këtu mund të lexoni të gjitha lajmet rreth Andres Iniestas
Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni të gjitha lajmet rreth Andres Iniestas

Futbollisti që ka më së shumti ndeshje me Barcelonën është Xavi Hernandez, i cili ka djersitur për 505 herë fanellën e katalonasve.

Vlen të theksohet se në ndeshjen jubilare të 32-vjeçarit në stadiumin e Camp Nou ishin të pranishëm 89 mijë e 421 shikues. /Telegrafi/