LAJMI I FUNDIT:

Analistët, Kurtit: Lufta ka përfunduar

Analistët, Kurtit: Lufta ka përfunduar

Deklarata e ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi do të mundë të nxiste një luftë me shtetin fqinj, vlerësohet si e pamatur, joserioze për të tentuar të ngjallë frikë te pushteti.

Analisti politik Halil Matoshi i quan joserioze deklaratat e Kurtit se demarkacioni mund të nxisë luftë mes Kosovës e Malit të Zi, shkruan “Zëri”.

Sipas tij, jo vetëm Kurtin, por secilin që shfaqet me retorika luftënxitëse të shekullit të kaluar nuk duhet marrë seriozisht, sepse, siç thotë ai, as ai nuk e ka seriozisht.


“Ai po mësyn të shkaktojë frikë te pushteti dhe të mobilizojë njerëz për kauzat e tij shpesh të paqarta, mirëpo ato thjesht janë retorika të forta dhe në thelb boshe. Mali i Zi e ka njohur shtetin kosovar dhe marrëdhëniet mes dyja shteteve janë solide dhe besoj se kontesti aktual rreth demarkacionit nuk do të ndikojë në fqinjësinë e mirë”, ka thënë Matoshi, duke shtuar se Kurti kësaj radhe ka bërë marrëzi.

“Unë do ta mbroj Kurtin dhe Lëvizjen ‘Vetëvendosje’ sa herë që ka të drejtë në përballje me pushtetin, porse këtë herë më duhet t’i them se ka bërë një marrëzi!”, ka theksuar ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori