LAJMI I FUNDIT:

​Shala: Investime të rëndësishme në Pejë

​Shala: Investime të rëndësishme në Pejë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, na vazhdën e vizitave nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat për qëllim kanë inspektimin e investimeve kapitale që zhvillon MKRS-ja, ka vizituar sot Komunën e Pejës, ku ka parë nga afër punimet që po bëhen në Qendrën Rinore në Pejë, investim ky i MKRS-së, në vlerë prej 250 mijë eurove, si dhe investimet në fushat e tenisit në këtë qytet.

Ministri Shala u shpreh i kënaqur me dinamikën e punimeve në Qendrën Rinore, e cila, sipas planit dinamik sivjet pritet të përfundojë.

Shala tha se kjo qendër është një prej investimeve të rëndësishme në fushën e rinisë, me çka për rininë e këtij qytet krijohen hapësira dhe kushte më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.


Ndërs,a kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në ka ndikuar që Komuna e Pejës të përfitoi në investime kapitale, të cilat ndihmojnë përmirësimin e jetës kulturore, sportive dhe rinore në këtë vend.

Sipas një komunikate të MKRS-së, Shala dhe Muhaxheri, inspektuan nga afër punimet që po zhvillohen për katër fusha të tenisit, investim ky i MKRS-së.

Ministri Shala dhe kryetari Muhaxheri, u shprehën se ky investim në fusha të tenisit, sipas standardeve moderne, është një ndihmesë tejet e rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori