LAJMI I FUNDIT:

Rashford tejkalon Sanchesin, bëhet i riu më i paguar në botë

Rashford tejkalon Sanchesin, bëhet i riu më i paguar në botë
MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 25: Marcus Rashford of Manchester United celebrates scoring his team's third goal during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Manchester United and FC Midtjylland at Old Trafford on February 25, 2016 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Manchester United tashmë ka vendosur që t’ia vazhdojë kontratën Marcus Rashfordit, duke ia rritur edhe pagën.

Sipas The Sun, talenti anglez Rashford do të përfitojë dyfishin e parave që merr tani.

Sulmuesi anglez që është vetëm 18 vjeçar pritet të përfitojë 50 mijë funte në javë dhe marrëveshja do të nënshkruhet gjatë kësaj sezone.


Kjo pritet të jetë paga më e madhe e një lojtari të ri duke kaluar atë të Renato Sanches që merr te Bayern Munich.

Trajneri i skuadrës nga Old Trafford, Jose Mourinho, ka shpresa të mëdha te lojtari duke e parë se çfarë ka bërë ai në vitet e fundit. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=_U1Xe-yJCgQ