LAJMI I FUNDIT:

Simeone redukton kontratën e tij me Atleticon

Simeone redukton kontratën e tij me Atleticon

Diego Simeone ka bërë thirrje për qetësi pas konfirmimit të lajmit se kontrata e tij Atletico Madrid ishte reduktuar për dy vite.  

Trajneri argjentinas, i cili ka qenë në krye në skuadrës nga Calderon që nga viti 2011, ka konfirmuar se kontrata e tij tani do të skadojë në vitin 2018 dhe jo në vitin 2020.

Por, Simeone këmbëngul se vendimi është marrë në interesin më të mirë të klubit dhe kjo nuk vjen nga arsyeja se nuk dëshiron ta menaxhoj klubin nga kryeqyteti spanjoll, pasi nëse do donte ai do ta kishte lënë tashmë.


“Ne kemi folur me klubin dhe e kemi marrë vendimin më të mirë për klubin. Kemi vendosur këtë aleancë, situata është e njëjtë si ajo që ka qenë. Qëndroni të qetë -ne jemi në rregull!”, ka thënë Simeone gazetarëve përpara ndeshjes ndaj Sporting Gijon, transmeton Telegrafi.

“Është normale që kjo është e prezantuar ndryshe nga gjendja reale, por kjo nuk do të më shqetësojë mua. Unë jam udhëzuar nga dy gjëra, koka dhe zemra ime”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/