LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Harrojeni punën e ‘luftës’, nevojitet konsensus për Demarkacionin

Veseli: Harrojeni punën e ‘luftës’, nevojitet konsensus për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lista Serbe nuk ka paraqitur kushte për ta votuar marrëveshjen për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës më Malin e Zi.

Ai këto komente i bëri sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Lista Srbska ka qenë pozitive në Kuvendin e Kosovës dhe nuk kanë paraqitur asnjë kusht, por në të njëjtën kohë asnjë kusht nuk do të vlejë”, ka theksuar Veseli.


Ndërsa, i pyetur se si e komenton deklaratën e deputetit Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se “më 1 shtator, përveç që kanë arritur ta ndalin marrëveshjen e Demarkacionit, kanë arritur që ta ndalin edhe luftën”, i pari i Kuvendit ka thënë se “harrojeni punën e luftës, kujt i ka mbetur qejf me luftuar, s`kam çka i bëjë”.

Ai ka thënë se raportet në mes partnerëve të koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë raporte të mira, por sipas tij, ajo që duhet fuqimisht të punohet është përmirësimi i jetës së njerëzve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori