LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon eurodeputetët e PE, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Hoxhaj takon eurodeputetët e PE, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pas vizitës në ditën e parë dhe takimeve me autoritetet më të larta të BE-së në Bruksel, gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në Strasburg ku ka takuar shumë eurodeputetë të partive politike të ndryshme evropiane dhe grupet më të fuqishme parlamentare në PE.

Sipas një njoftimi, në margjina të punimeve vjeshtore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Hoxhaj ka takuar ndaras raportuesin në hije për Kosovën nga grupi S&D, Antonio Panzeri, udhëheqësin e Delegacionit për Kosovë dhe BeH, Tonino Picula, kryetarin e grupit S&D, Gianni Pittella së bashku me Tanja Fajon, raportuesin për Kosovën, David McAllister dhe bashkëudhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE, Elmar Brok.

Po sipas njoftimit, në këto takime, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raportin mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për dialogun Kosovë Serbi.


“Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ka qenë kërkesa drejtuar euro-deputetëve, për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe falënderimin për votimin në LIBE javën që shkoi”, thuhet në njoftim.

“Pata takime shumë përmbajtësore me eurodeputetë, grupet parlamentare dhe raportues që e mbulojnë Kosovën dhe rajonin. I informova për angazhimin dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur të gjitha obligimet nga ana e jonë, në mënyrë që së shpejti të marrim rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Mund të them se kemi një përkrahje të fuqishme nga eurodeputetët që Kosova së shpejti të udhëtojnë pa viza”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

Bëhet e ditur se Hoxhaj, pritet të zhvilloj edhe një sërë takimesh të ndara me eurodeputetë të tjerë, si dhe me Komisionerin, Dimitris Avramopolous dhe Sektarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland.

Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj ka takuar Komisionierin Hahn, Shefen për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe takime në NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori