LAJMI I FUNDIT:

Paditet penalisht një kërçovar, plaçkiti një veturë me regjistrim amerikan

Paditet penalisht një kërçovar, plaçkiti një veturë me regjistrim amerikan

E. M, 20 vjeçar nga Kërçova ka plaçkitur një automjet me regjistrim amerikan, nga ku ka arritur që të vjedh 9450 euro dhe 4720 dollarë amerikan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka arritur që të merr edhe stoli ari dhe katër dokumente udhëtimi. Për kët arsye, E. M ka marrë padi penale, ndërkaq akti është kryer më 28 korrik të këtij viti.


Në momentin e kapjes së keqbërësit, të njëjtit i janë gjetur 4100 dollarë amerikan, kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur edhe stolitë e arit dhe dokumentet e udhëtimit./Telegrafi/