LAJMI I FUNDIT:

Seksi për femrat e moshuara është shumë i mirë – për meshkujt i keq

Seksi për femrat e moshuara është shumë i mirë – për meshkujt i keq

Hulumtimet shkencore e kanë konfirmuar dhe hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve.

Marrëdhëniet e rregullta seksuale në moshën e shtyrë mund të mbrojnë femrat nga problemet e caktuara shëndetësore, mirëpo tek meshkujt mund të ndikojnë jo mirë, thonë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Meshkujt e moshuar të cilët bëjnë seks më shumë se një herë në javë, në të vërtetë kanë rrezik më të madh nga sëmundjet kardiovaskulare.


Ndërsa gratë e këtyre moshave që thanë se e shijonin seksin, paraqitën rrezik të reduktuar të uljes së tensionit të gjakut.

Rezultatet për femrat janë në harmoni me pritjet, mirëpo për meshkujt janë befasuese”, thotë profesoresha e sociologjisë, Hui Liu, në Universitetin shtetëror të Michigan.

“Këto rezultate hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve”- shpjegoi Hui Liu.

Akoma më shumë rreziqe shfaqën ata burra që thanë se e shijojnë seksin. /Telegrafi/

Konsiderohet të jetë studimi më i gjerë mbi ndikimin e seksit në shëndetin e zemrës në mosha të vona; 2,204 njerëz të moshave 57-85 vjeç u morën në pyetje.

Për të parë ndikimin që kishte pasur seksi tek ta, u analizuan të dhënat e tyre mjekësore pesë vjet më vonë.

Ekziston një perceptim kolektiv se njerëzit e vjetër në moshë humbasin interesin për seks. Por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Studimet tregojnë që këta njerëz mbajnë një jetë seksuale aktive në vitet e vonshme të jetës.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori