LAJMI I FUNDIT:

Për herë parë instalohet memograf digjital në Kavadar

Për herë parë instalohet memograf digjital në Kavadar

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot e vizitoi Spitalin e përgjithshëm në Kavadar ku është instaluar mamograf digjital i ri dhe bashkëkohor. Në periudhën e ardhshme, diku rreth datës 21 të këtij muaji aparati do të vihet në funksion. Në këtë mënyrë rreth tridhjetë mijë gra nga rajoni do të mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë Kavadari për herë të parë do të bëhet me mamograf. Me vendosjen e tij në funksion, do t’u mundësohet rreth tridhjetë mijë grave nga rajoni, të mund të marrin shërbim të tillë shëndetësor. Mamografia është shërbim shëndetësor shumë i rëndësishëm për shkak të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit në gji te femrat, e cila zakonisht është sëmundje malinje te gratë. Nga ky aspekt unë jam shumë i kënaqur që për herë të parë këtu mund të jepet ky shërbim shëndetësor dhe që gratë e këtij rajoni nuk do të detyrohen të shkojnë dhe të udhëtojnë në qytete të tjera, për ta marrë këtë shërbim”, theksoi ministri.

Ministri u dakordua me menaxhmentin e spitalit dikur më 21 shtator ky aparat të vihet në funksion në shërbimin “termini im” dhe të fillojë të funksionojë, ndërsa mamografia të vihet në përdorim edhe në Kavadar.


Në periudhën e ardhshme do të bëhen angazhime që të fillojë skriningu, gjegjësisth parandalimi i detektimit të hershëm të kësaj sëmundje malinje te femrat. /Telegrafi/