LAJMI I FUNDIT:

PTHP: Është duke u kryer shqyrtimi i dy pilotëve nga Italia

PTHP: Është duke u kryer shqyrtimi i dy pilotëve nga Italia

Në lidhje me rrëzimin e aeroplanit gjatë fund ditës së djeshme, PTHP në një komunikatë thotë se do të kryej inspektim të të dy pilotëve italian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë një inspektimi në vend të udhëhequr nga Prokuroria Publike e cila është duke kryer vendin aksidentit. Me gjithë kushtet e vështira të qasjes, koordinohet dhe janë ndërmarrë masa për të mbledhur dhe për të vendosur faktet dhe shkaqet e aksidentit. Inspektimi kryhet nga dy prokurorët publik nga Zyra e Prokurorit Publik Shkup, që udhëhiqet nga ekipi hetimore në terren nga organet kompetente. Me urdhër të prokurorit publik, është siguruar një dron për të kryer një inçizim ajror ku ka ndodhur aksidenti. Pamjet nga droni do të jenë ndihmë e madhe për të përcaktuar dinamikën e lëvizjes së avionit, si dhe për të hetuar mënyrën sesi ka ndodhur aksidenti.

Në të njëjtën kohë, aktualisht në Prokurori shqyrtohen edhe dy pilotët nga Italia të cilët ateruan nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup. Inspektimi është duke u kryer me qëllim që të mblidhen të dhëna dhe sa më shumë informacione.


Prokuroria Publike e Shkupit ka thirrur edhe ekspert që është përgjegjës për këto lloj aksidenti, në mënyrë që të kontribuojë në hetim. /Telegrafi/

Zhduket aeroplani në rrethinën e Shkupit!
Lexo po ashtu Zhduket aeroplani në rrethinën e Shkupit!
Aeroplani i humbur në rrethinën e Shkupit është gjetur i djegur dhe i rrëzuar në tokë
Lexo po ashtu Aeroplani i humbur në rrethinën e Shkupit është gjetur i djegur dhe i rrëzuar në tokë
Flasin banorët: Kemi dëgjuar goditje të mëdha gjatë rrëzimit të aeroplanit
Lexo po ashtu Flasin banorët: Kemi dëgjuar goditje të mëdha gjatë rrëzimit të aeroplanit