Lëvizja BESA: Vendimi i kryetares Teuta Arifi, i dëmshëm për gjimnazin e Tetovës
Në lidhje me zhvillimet e fundit në gjimnazin e Tetovës, ka reaguar Lëvizja BESA duke konsideroar se ”vendimi i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, me përkrahjen e drejtorit të gjimnazit të Tetovës, Namikqemal Mustafa që në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” të Tetovës të punohet në tre turne, kjo si kërkesë e paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase – me arsyetimin që nxënësit maqedonas të jenë në një ndërrim pa paralelet me nxënës shqiptarë, është vendimi më skandaloz dhe mbase më i dëmshëm në historinë e gjimnazit dikur shumë të famshëm të Tetovës. Vetëm për t’ju krijuar komoditet nxënësve maqedonas, kryetarja e Komunës së bashku me drejtorin e gjimnazit po e shkatërrojnë gjimnazin më të suksesshëm në Maqedoninë veriperëndimore”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në këtë reagim mes tjerash thuhet se ”puna në tre 3 turne nuk arrin efektin e duhur dhe cilësinë e kërkuar në procesin edukativo arsimor, ngase – sipas këtij vendimi – orët mësimore janë shkurtuar në 30 minuta, ndërsa brenda kësaj kohe mësimdhënësit nuk do të kenë mundësi të arrijnë ta realizojmë planin mësimor në tërësi.
Lëvizja BESA konsideron se me një veprim të këtillë me qëllim dhe me vetëdije të plotë po shkatërrohet procesi mësimor në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinovic”, ndërsa të vetmit që duan ta ndjejnë dobinë e këtij vendimi janë nxënësit maqedonas, që nuk do të mësojnë bashkë me nxënësit shqiptarë në këtë shkollë. Ky vendim e imponon pyetjen se kujt i pengojnë nxënësit shqiptarë dhe a po fillon partia shqiptare në pushtet t’i ndajë nxënësit e shkollave në baza etnike?
Siç jemi të informuar, kryetarja e Komunës së Tetovës e mori këtë vendim pasi që nxënësit maqedonas bashkë me profesorët e tyre, që janë vetëm 3 paralele, në fillim të vitit shkollor 2016/2017 përpara Komunës së Tetovës organizuan protesta me këtë kërkesë? A mos ka qenë edhe ky premtim, për segregacionin e nxënësve në baza etnike, çelës i fitores së saj në zgjedhjet e fundit lokale?
Të gjendur në këtë situatë, Lëvizja BESA këtë veprim të Komunës së Tetovës e gjykon si antiligjor, i cili do ta dëmtojë procesin arsimor në gjimnaz, me ç’rast do të humbin nxënësit shumicë të kësaj shkolle, por do të jetë rrënim serioz edhe i bashkekzistencës etnike në frymë të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni.
Për këtë arsye Lëvizja BESA qëndron në mbështetje të nxënësve dhe kuadrit mësimor shqiptar pranë këtij gjimnazi, të cilët kërkojnë që mësimi të realizohet sipas normave dhe standardeve bashkëkohore të procesit edukativo arsimor, andaj kërkon që sa më shpejt të tërhiqet ky vendim dhe procesi mësimor në gjimnaz të vazhdojë normalisht.”(sic)/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj