LAJMI I FUNDIT:

Behrami e pranon se kishte menduar tërheqjen nga Zvicra

Behrami e pranon se kishte menduar tërheqjen nga Zvicra

Valon Behrami ka pranuar se ka menduar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës.

Mesfushori shqiptar ka thënë se pika e kthesës ishin fjalët e vajzës së tij.

“Pas humbjes në 1/8 e finales të Evropianit nga Polonia mendova të mos vazhdoj më. Në Francë ne humbëm një mundësi të madhe dhe zhgënjimi ishte edhe më i madh. Doja të largohesha nga përfaqësuesja si për arsye të zhgënjimit, por edhe për arsye fizike”.


“Por, me të shkuar në shtëpi, vajza më tha: ‘baba, do të provojmë herën tjetër’, dhe kjo më nxiti një ndjenjë të madhe dhe një dëshirë për t’i dhënë asaj kënaqësinë që të më shoh në fushë edhe në një kupë të botës”, ka thënë Behrami në një intervistë për Rsi.ch.