LAJMI I FUNDIT:

Partitë e vogla dhe koalicionet në mes tyre. A mund të bëhen forcë e tretë?

Partitë e vogla dhe koalicionet në mes tyre. A mund të bëhen forcë e tretë?

Disa parti të vogla janë në fazë bisedimesh për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit, si një bllok i tretë politik, që kryesisht janë djathtiste, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht, në bisedime për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje, janë partitë OBRM-Popullore, Të bashkuar për Maqedoni, Dinjiteti, si edhe Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi ku përfshihen FRODEM, DEMOS, MORO – Partia Punëtore dhe Lidhja Demokratike.

Palve Trajanov nga Lidhja Demokratike ka konfirmuar se bisedime ka edhe me parti më të vogla për bashkim forcash, duke theksuar se do të jetë një bllok i fuqishëmpolitik, që në thelb e ka ndryshimin e punëve në sistem në Maqedoni, që përgjegjësia të jetë në nivel të parë. Edhe pse kanë qëllime të ngjashme, Trajanov përjashton mundësinë për koalicion me LSDM-në.


Ndërkaq në bllokun e partive shqiptare jashtëparlamentare nuk dëgjohet të ketë ndodhur ndonjë takim zyrtarë, apo edhe formal, për një bashkim të mundshëm forcash politike për zgjedhjet e dhjetorit. Deri tani, zyrtarisht ka një koalicion në mes të RDK-së dhe LR – PDSH-së. Ndonjë bashkim forcash me Lëvizjen BESA nuk shihet në horizont. Nuk ka informacione edhe për lëvizje të mundshme të Partisë Uniteti, ndërkaq PPD-ja vazhdon me problemet e organizimit të saj.

Ajo çfarë mund të thuhet për to është se e kanë mirëpritur rrjedhën e ngjarjeve drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ”duke shikuar shkëndija në horizont, duke shpresuar se e treta është e vërteta, dhe se është momenti që shqiptarët të heqin qafe liderët si Ahmeti e Thaçi”.

Një bashkim forcash dhe krijimi i një poli të tretë, mbase do të ndikonte në votuesin shqiptarë që të mendojë më seriozisht për një zgjedhje të tretë përballë BDI-së dhe PDSH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori