Përse mbretëresha e pop-it zgjodhi pikërisht këtë fustan për videon e saj të re?
E patë videoklipin e ri të Beyonce-s? Ndoshta më kot pyesim, me siguri e keni parë. Përpos skenave fantastike, ku Beyonce midis të qenit ‘xheloze’ dhe ‘e çmendur’, vendos të jetë ‘e çmendur’ dhe të shkatërrojë të gjithë qytetin, ai që bie në sy është padyshim fustani i saj ngjyrë mustarde.
Në fakt ai është bërë simboli i të gjithë albumit “Lemonade”, njëkohësisht marka e tij. Prandaj dhe përzgjedhja e tij nuk mund të ishte e rastësishme.
Stilistja B. Akerlund, njëherësh autorja që ka veshur të gjithë personazhet në videon “Hold Up”, tregon në një intervistë për “Hollywood Reporter” për eksperiencën në realizimin e klipit.
Çfarë ju frymëzoi për realizimin e veshjes?
Ishte bashkëshorti im (regjisori i videos) që insistoi për një fustan të verdhë. E kishte këtë ide që në fillimet e xhirimeve. Më thoshte gjithë kohën: “Fustan të verdhë, fustan të verdhë, fustan të verdhë!”. Kështu që unë u detyrova të merrja në konsideratë çdo fustan të mundshëm të verdhë që ekziston!
Sa kohë u desh deri në realizimin e klipit?
Për projektin më dhanë më pak se një javë. Kisha dy mundësi: fustanin e verdhë dhe një palë rrobabanjo. Duke qenë se duhej të vishja dhe të tjerët që ishin të pranishëm në video, le të themi që m’u desh të merrja me vete një kamion. Megjithatë, kur ke dy veshje të preferuara, të tjerat duken shumë të lehta.
Si e vendosët pikërisht fustanin e verdhë?
Në fakt, kishim në plan të përdornim një tjetër fustan, por kur pamë fustanin Cavalli që vinte direkt nga pasarela, nuk patëm asnjë dyshim! Aty m’u krijua para syve i gjithë vizioni i videoklipit.
Çfarë e bën këtë fustan kaq të pëlqyeshëm?
Gjithçka: është i derdhur, transparent dhe duket sexy. Mendoj se fustani është ai e bën videon të paharrueshme dhe ikonë. E verdha është një ngjyrë që flet, tregon siguri dhe vendosmëri.
Ju përmendët më parë që kërkuat çdo fustan të verdhë që ekzistonte. Ishin ata të së njëjtës nuancë apo ndryshonin?
Provuam nuanca të ndryshme, por kur tenton drejt asaj “limon”, ndodh që mund të gabosh. Prandaj vendosëm për “mustardën”, ngjyrën perfekte që nxirrte në pah pigmentin e saj të lëkurës, por në të njëjtën kohë, dukej edhe në modë.
Si do ta përshkruanit karakterin e personazhit të krijuar në videon “Hold Up”- sepse ashtu siç të gjithë e kemi parë, ajo ka veshur një fustan femëror ndërkohë që shkatërron gjithë qytetin me një shkop bejsbolli në dorë?
Meqë vetë videoja është e dhunshme, po kërkonim një pamje flirtuese, pozitive dhe seksi për të zbutur forcën e saj si grua. Doja të tregoja që mund të dukesh emotive dhe në të njëjtën kohë seksi dhe e fortë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!