LAJMI I FUNDIT:

Kadare sërish ndër favoritët për Nobel

Kadare sërish ndër favoritët për Nobel

Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016, bastexhinjtë prej kohësh kanë përzgjedhur kandidatët kryesorë.

Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ndërsa sipas faqes britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë, shkruan syri.net


Pas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i nënti. Sipas faqes britanike, ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika.

Në vend të 11-të renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong’o, i 13-ti është kandidati i përjetshëm Philip Roth.

Ndërkohë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse.

Nuk mungojnë në listën e kandidatëve edhe izraeliani Mos Oz dhe austriaku Peter Handke. Në javët e ardhshme do të mblidhen anëtarët e Akademisë së Suedisë për të vendosur se për kë do të shkojë çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor.

Në trend Kultura

Më shumë
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
NJË POEZI PËR PAQEN

NJË POEZI PËR PAQEN

Poezi
Kalo në kategori