Banorët në viset e përmbyturra në rrethinën e Shkupit, Hasanbeg, Haraqinë, Stajkovc, Stracincë, thonë se sanimi i dëmeve nga vërshimet po bëhet shumë ngadalë, ndërkohë që mjetet të cilat ua ka premtuar Qeveria e Maqedonisë nuk kanë arritur deri te të gjithë, njofton REL.
“Po akoma jemi në pritje që të na ndihmojë ndokush. Në këtë shtëpi nuk mund të jetohet në këtë gjendje që është katandisur, se besoj se ndokush do të vendoste që t’i fus fëmijët e vet të jetojnë në të. Para akoma s’kemi marrë nga shteti sepse shtëpinë e ndajmë tre familje kurse ata (ekipet e vlerësimit nga qeveria) e llogarisin si një shtëpi të vetme edhe pse ne jetojmë në tre hyrje të ndara”, thotë Mexhit Asani.
Nga ana tjetër, Damjan Risteski thotë se tani po afrohet dimri dhe nëse mjetet nuk arrijnë me kohë atëherë do të jetë shumë i vështirë sanimi i dëmeve në tetor dhe nëntor, kur koha gjatë kësaj periudhe edhe ashtu është me shumë lagështi.
“Asnjë hërë në jetë nuk kam qenë në gjendje më të rëndë, kemi marrë vetëm 500 euro si ndihmë fillestare, ato nuk mjaftojnë as për nevojat elementare për familjen time e cila është shkapërderdhur gjithandej tek familjarët. Unë çdo ditë duhet të paraqitem në vendin e punës, ndërkohë nuk kam ku flej ku të pastohem”, thotë Damjani.
Por, autoritetet qeveritare thonë se kompenzimi dëmeve për të gjitha familjet, rreth 5 mijë, aq sa pësuan nga vërshimet ka të bëjë me problemet e shumta që kanë hasur në teren ekipet e vlerësimit për shkak të mos përputhjes së të dhënave andaj çështjen për zgjidhje e kanë transferuar tek noterët.
“Vendosëm që këtë poblem ta zgjidhim përmes dhënies së deklaratës në noterë. Ministria e Drejtësisë për momentin organizon disa zyra të noterëve ku qytetarët falas i japin deklaratat e tyre se ata janë personat që janë prezantuar dhe mendoj se shumën e parë më së voni deri në fund të javës së ardhshme do ta marrin të gjithë qytetarët”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski duke njoftuar se deri më tani 1 mijë e 900 familje kanë marrë ndihmat para prej 500 euove.
Por, ekspertët juridik thonë se vërshimet kanë nxjerë në pah anomalitë e shumta gjatë ndërtimeve jo vetëm në vistet jourbane, por edhe projektet e mëdha siç është Qarkorja e Shkupit ku humbën jetëm numër i madh i viktimave nga vërshimet në gusht të këtij viti.
Osman Kadriu për Radion Evropa e Lirë, sqaron se qytetarët pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre u janë dëmtuar shtëpitë epalegalizuara ose ponësi të padefinuar ata mund të ngrejnë padi ndaj shtetit nëse me kohë nuk marin kompenzimin që u takon.
“Shteti dhe institucionet konkrete në asnjë mënyrë nuk duhet të lëshohen në atë se familjet e dëmtuara disponojnë ose jo me fletëpronësi, sepse në rastin konkret nuk trajtohen çështjet e karakterit civilo-juridik. Tani kemi të bëjmë me rast kur qyetarë të caktuar paraqiten si palë e dëmtuar dhe sheti në këtë rast duhet të ndërmerr të gjitha masat për kompenzimin e dëmeve në një afat sa më të shkurtër kohor dhe aspak nuk duhet të futet në atë se është ose jo e vërtetuar përkatësisht është ose jo e dëfinuar çështja e pronësisë”, thotë Kadriu.
Nga qyteti i Shkupit kanë njoftuar se është bërë pastrimi i 95 për qind të shtëpive të vërshuara, ndërkohë që punohet në sanimin e rrugëve duke u shtruar me asfalt të ri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite