LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Nëse Finlanda na sulmon, ne do të mbrohemi

Bunjaku: Nëse Finlanda na sulmon, ne do të mbrohemi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunajki, bashkë me kapitenin Samir Ujkani dhe menaxherin Bajram Shala, u paraqitën në konferencën për media para ndeshjes me Finlandën.

Në këtë konferencë që pati shumë interesim nga mediat finlandeze dhe të Kosovës, përzgjedhësi Bunajki tha se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje tejet të rëndësishme për ne.

“Për këtë kemi bërë grumbullimin në një qendër sportive larg opinionit sepse kemi dashur të punojmë të qetë, duke marrë për bazë se janë përfshirë shumë lojtarë të rinj. Kemi punuar edhe në aspektin taktik edhe teorik duke mos anashkaluar dhe atë psikologjik”.

“E dimë që Finlanda ka një ekip të mirë ku ka pasur 7 ndeshje e të fundit kundër Gjermanisë dhe ka treguar lojëra cilësore sepse është përballur me kundërshtarë të fortë. Thuhet se Finlanda do të sulmojë e ne për këtë do t’i përgjigjemi me mbrojtje të fortë dhe do të sulmojmë me kundërsulme të shpejta”.

“Kemi disa vështirësi për disa lojtarë, por unë kam besim te FIFA se do të japë mendim pozitiv për të gjithë. Llogarisim edhe te tifozeria, pasi këtu kemi shumë shqiptarë që do të na përkrahin në këtë ndeshje”, ka theksuar Bunjaki.

Edhe kapiteni Samir Ujkani është shprehur se do të jetë një ndeshje e fortë por kemi punuar mjaft mirë dhe kemi një ekip të ri që duan të dëshmohen dhe do të luftojmë për rezultat pozitiv. Kanë pasuar shumë pyetje të gazetarëve si nga Finlanda edhe nga Kosova.

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën

Kombëtarja e Shqipërisë
Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Kombëtarja e Shqipërisë
Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Modric e kishte të vështirë ta përballonte barazimin e Kroacisë ndaj Shqipërisë, ishin lojtarët shqiptarë që e ngushëlluan

Përfaqësueset
Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian me dy rekorde

Gjasula futet në histori të Kampionatit Evropian me dy rekorde

Kombëtarja e Shqipërisë
Çfarë shkruajtën mediat e mëdha pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë

Çfarë shkruajtën mediat e mëdha pas barazimit të Shqipërisë ndaj Kroacisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori