LAJMI I FUNDIT:

Pepa: Ndeshje historike, mendojmë vetëm për fitore

Pepa: Ndeshje historike, mendojmë vetëm për fitore
Luca Waldschmidt(Eintracht) gegen Avni Pepa (Kosovo) - Eintracht Frankfurt vs. Nationalmannschaft Kosovo, Frankfurter Volksbank Stadion

Avni Pepa është njëri nga lojtarët që gjithmonë ka qenë i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës.

Qendërmbrojtësi i fuqishëm ka folur për sfidën historike që Kosova do ta zhvilloi kundër Finlandës të hënën më 5 shtator.


Pejani ka thënë se takimi ndaj Finlandës është histori, ndërsa beson në fitoren e Përfaqësueses sonë.

“Kjo për ne është një ndeshje historike, ndaj edhe po punojmë që të japim maksimumin për fitore që besoj nuk është pamundur pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtar mjaft të mirë”.

“Unë kam besim tek bashkëlojtarët që do të japin gjithçka nga vetvetja që Kosova të ngadhënjejë”, deklaroi Pepa. /Telegrafi/