LAJMI I FUNDIT:

RDK: Arsimi në Maqedoni nuk garanton cilësi

RDK: Arsimi në Maqedoni nuk garanton cilësi

Me fillim të vitit shkollor kanë filluar edhe kritikat e partive opozitare rreth cilësisë së arsimit në Maqedoni. RDK me me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka kritikuar mënyrën se si fillon ky proces dhe çfarë kushtesg ju jep shteti nxënësve.

”Pavarsisht faktit se kjo është një ditë urimi dhe festimi për fillestarët dhe mësuesit, sërrisht duhet të themi të vërtetën e problemeve dhe peripecive që ballafaqohet arsimi shqip në këtë vend. Regjistrimet e fëmijëve, qoftë ata në shkollat fillore apo të mesme nuk japin ndonjë shpresë premtuese për kombin shqiptarë në përgjithësi për shkak të rrënjes drastike të numrit të fëmijëve shqiptarë që regjistrohen nëpër shkolla. Nëse kësaj ia shtojmë edhe infrastrukturën shkollore dhe logjistike gjithnjë në shkatërrim e sipër, mungesën e teksteve shkollore, teksteve me përmbajtje fyese për shqipëtarët që e nxisin jotelerancën, urrejtjen dhe diskriminimin, atëherë nuk na ngelet gjë tjetër përpos të shpresojmë se do të merren masa të duhura që të evitohen të gjitha këto, edhe pse fillimi nuk na jep ndonjë shpresë për përmirësim në këtë drejtim.” thuhet në reagimin e RDK-së./Telegrafi/


Sot fillon viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni
Lexo po ashtu Sot fillon viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni
LR-PDSH: Arsimi ka nevojë për ndryshime
Lexo po ashtu LR-PDSH: Arsimi ka nevojë për ndryshime