LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni

Sot fillon viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni
Foto: Arkiv

Nxënësit e shkollave në Maqedoni, sot do tu kthehen karrigeve të shkollave. Viti i ri akademik fillon me 270 mijë nxënës, 188 mijë të shkollave fillore dhe 80 mijë nxënës të shkollave të mesme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave që kanë arritur deri më tani nga komuna në Ministrinë e Arsimit, janë rregjistruar 21.213 fëmijë në klasën e parë, por ky numër nuk është i saktë sepse regjistrimet e nxënësve në klasën e parë do të zgjatin edhe gjatë shtatorit.

Siç informohet nga MASH, komunat i kanë sanuar dëmet në objektet e shkollave, është bërë dezinfektim dhe deritazim për të siguruar kushtet për mos ndërprerjen e procesit mësimor. /Telegrafi/