eksperti ad

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit të veprave penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.Gj., gjatë muajit qershor të vitit 2026, rruga“Ilir Konushevci”, në Ferizaj, me dijeni në cilësinë e menaxherit, ka ofruar motelin e tij për të mundësuar prostitucionin, me të cilën kishte për të kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion", nga neni 235 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


"Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit, në atë mënyrë që i pandehuri si menaxher i motelit, ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofroj shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij, kështu që me datë 29 qershor 2026, pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, me të cilën kishte për të kryer veprën penale "Mundësimi ose detyrimi në prostitucion" nga neni 234 paragrafi 1 të KPRK-së", thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim i pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura. /Telegrafi/