LAJMI I FUNDIT:

Takim urgjent i Kadri Veselit me Isa Mustafën

Takim urgjent i Kadri Veselit me Isa Mustafën

Pika e rendit të ditës sa i përket ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, e cila pritej të dilte sot në Kuvend për votim përfundimisht pritet të shtyhet.

Sipas burimeve të Zeri.info, shkaktar është Lista Serbe. Pas një udhëtimi që kjo listë ka bërë në Beograd, sipas informatave që zeri.info ka marrë nuk do të votojë për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Pa Listën serbe, ratifikimi i demarkacionit është i pamundur. Rrjedhimisht, kjo ka bërë që dy liderët e koalicionit qeverisës të thirrin një takim urgjent para seancës së Kuvendit e cila pritet të filloi në orën 11:30.


Liderët e koalicionit në këtë diskutim pritet të flasin rreth opsioneve që kanë përpara në këto momente. E më i logjikshmi është shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës për një ditë tjetër.

Megjithatë shtyrja e ratifikimit të demarkacionit do të kishte pasoja “fatale” sa i përket liberalizimit të vizave, transmeton zeri.info.

Në veçanti kur dihet se rregullorja për Kosovën do të dalë në votim në Komitetin e Parlamentit Evropian më 5 shtator dhe ku decidivisht thuhet se deri në atë ditë demarkacioni duhet të ratifikohet./Zeri/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori