LAJMI I FUNDIT:

Pensionisti Haxhi Arifi heq dorë nga BSPK-ja, por jo edhe nga AKP-ja

Pensionisti Haxhi Arifi heq dorë nga BSPK-ja, por jo edhe nga AKP-ja

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, edhe pse që dy vite ka dalë në pension, do të qëndrojë në krye të kësaj sindikate deri në fillim të muajit nëntor.

Ai nuk pretendon të rikandidojë për këtë post për shkak të moshës, mirëpo nuk do heq dorë nga bordi i Agjencisë Kosovarë të Privatizimit (AKP).

Arifi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se në SHBA “kryetari sindikatave ka qenë deri në moshën 79-81 vjeçare, derisa anëtarësia e kanë dashur”. Ndërsa, shton se me angazhimin e tij “ka arrit të shtyjë përpara nxjerrjen e ligjeve që nuk i ka pasur asnjëherë klasa punëtore në Kosovë” dhe se paga minimale për vitin e ardhshëm “do të jetë 220-230”.


“Kam punuar mjaft për të drejtat e punëtorëve, por më problematike ka qenë dhe do të mbetët sektori privat”, ka thënë ai.