Në Kosovë, në shtatëmujorin e parë të këtij vitit, janë paraqitur 690 raste të reja me kancer. Drejtori i Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ndonëse ka frekuencë të madhe në këtë institut, kushtet e trajtimit dhe mbulueshmëria me barna, është stabile.
“Aparaturat gjatë gjithë kohës ka qenë në funksion, ndërkohë që mjekimi që është ofruar, është ofruar me gjitha modalitetet, duke përfshirë kimioterapinë dhe radioterapinë. Gjithashtu, lista e pritjes është shumë e shkurtër”, tha ai.
“Ajo që vlen të thuhet është se shërbimet me kimioterapi u janë ofruar edhe pacientëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. Furnizimi ka qenë stabil gjatë gjithë vitit. Rritja e raportimit të rasteve është shprehur, derisa numri i të prekurve me kancer nga viti në vit është pothuajse i njëjtë”, ka bërë të ditur Hyseni.
Ndërkaq, Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka bërë të ditur se kanceri i gjirit është patologjia që po shënon rritje. Andaj, siç thotë ai, si Shoqatë e Onkologëve do të marrin një iniciativë nga muaji shtator që të ketë ligjërata vetëdijesuese nëpër komuna, lidhur me këtë sëmundje.
“Duke krahasuar vitin 2015 me këtë vit, duke u referuar në të dhëna të Institutit Onkologjik, ka rritje, ku numri i rasteve të reja me kancer të gjirit është 585. Sipas kësaj shifre, po na del se deri në fundvit do të kemi më tepër se 1100 raste të reja. Pra, kanceri i gjirit po dominon si patologji”.
“Ne, si Shoqatë e Onkologëve të Kosovës, aktivitetet tona pretendojmë t’i kemi më aktive nga shtatori, ku do të fillojmë me ligjërata nëpër disa komuna dhe besoj sedo të reflektojmë” , ka thënë Bisimi.
Ai ka shtuar se janë duke shqyrtuar mundësinë e ofrimit të shërbimeve 24 orë në Institutin e Onkologjisë.
“Në muajin shtator, gjithashtu, po pretendojmë të fillojmë me shërbime 24 orëshe. Kjo do të jetë risi dhe do të jetë një e mirë për pacientët tanë”, ka theksuar Bislimi.
Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra.
Ata thonë se janë disa faktorë që do të mund të ndikonin pozitivisht në parandalimin e sëmundjes së kancerit, si mostymosja e duhanit, pasi që një ndër shkaktarët e sëmundjes së kancerit të mushkërive, shkaktohet pikërisht nga tymosja.
Por, janë edhe kontrollet e rregullta mjekësore dhe zbulimi i hershëm që i rrisin shanset për trajtim më të mirë dhe më të lehtë./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze