Shqiptarët që jetojnë në Gjermani do të kenë mundësi të integrimit, dhe kjo do të ndodhë me të vërtetë, thonë kështu nga Unioni Shqiptaro-Gjerman për Integrim -UDAI.
Qëllimi i UDAI është mbështetja e emigranteve shqiptarë në integrimin e tyre në shoqërinë gjermane, në aspektin e integrimit gjuhësor, shkollimit dhe profesionalizimit, integrimin në jetën shoqërore dhe profesionale.
Në qytetin Essen të Gjermanisë një vit më parë u formua Unioni Shqiptaro-Gjerman për Integrim-UDAI. Kjo komunë i ka mbi 600 mijë banor, prej te cilëve afër 3.000 janë shqiptarë.
Kryetari i UDAI-të, Besnik Kelmendi është një ndër udhëheqësit kryesore të firmës së njohur gjermane „LIDL“, është anëtar i partisë Unioni Demokristianë i Gjermanisë “CDU“, si dhe anëtar në kryesi të Këshillit për Integrimin e të huajve në Parlament në komunën e Essenit.
Kelmendi, në një intervistë për “KosovaPress”, ka treguar për misionin dhe punën humanitare që bënë Unioni dhe qëllimin tij.
“Misioni ynë kryesor është mbështetja e mërgimtareve shqiptarë për tu inkuadruar në shoqatat civile apo shtetërore të Republikës gjermane. Ne ju mundësojmë si të rinjve edhe për ndërmjetim arsimore. Me diplomat që kanë kryer mjekësin ose diçka na ju ndihmojmë atyre për aplikime për pranimin e certifikatave të Kosovës. Çdo gjë që ne e bëjmë e bëjmë falas. Është si shoqatë humanitare. Një herë kemi filluar në qytetin tonë të Essenit. Aty e kemi një shkollë shqip. Një herë në javë mësojnë me mësim plotësues, e cila paguhet nga shteti gjerman. Aty me iniciativën time dhe me disa prindër e kemi themeluar Unionin Shqiptarë për Integrim, për ndihëm juridike apo arsimore dhe në çdo aspekt që kanë nevojë mërgimtarë si të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë”, tha Kelmendi.
Ai ka treguar se në Union janë mbi 100 anëtar dhe se këta anëtar kanë profesione të ndryshme të cilët japin kontributin e tyre me qëllim që t’i orientojnë shqiptarët atje.
Si themelues kemi qenë 12 anëtar, tani jemi mbi 100. Kemi pjesëtarë në kryesinë tonë në çdo drejtim. Kemi mjek , juristë, infermier. Në çdo gjë në çdo drejtim kemi anëtar të rijnë. Çdo ditë po rritet interesimi….Tani kemi fillua të zgjerohemi edh enë qytete të tjera të Gjermanisë me bashkëpunuar me shqiptarë të cilët janë vullnetarë për të ndihmuar si refugjatëve të rijnë si rinisë për mos e harru historinë tonë dhe për inkuadrim të tyre më të shpejtë në shtetin gjerman. Në aspektin e punësimit, arsim e tjera”, tha Kelmandi
Kelmendi, po ashtu tregon se Unioni ndihmon dhe kujdeset kur qytetarë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme që shërim nuk mund të gjejnë në vendet shqipfolëse dhe ata mobilizohen që t’i ndihmojnë ata duke u mundësuar shërimin në Gjermani.
“Shumica e refugjatëve që tani po vijnë janë me sëmundje ja vijnë për shërim të fëmijëve…Ne bashkë me shoqata humanitare si Kryqi i Kuq, Caritas dhe disa të tjera që janë atje ju ndihmojmë për shërim të shpejtë. Nuk kanë të drejtë të statusit për qëndrim. Por gjatë atij shërimi për mos me u kthyer bëhet çdo gjë falas, përfundon shërimi. Pasi që të dalin nga spitali. Duhet të kthehen ata vullnetarisht.”, tha Kelmendi.
Ai ka shpalosur edhe projektin e ri që janë duke e finalizuar e që do të u mundësoj shumë femrave nga Kosova profesioniste në fushën e mjekësisë që të avancohen në profesionin e tyre sipas standardeve gjermane.
Kelemendi: Jemi në pritje të aprovimit të projektit për ti marrë nga Kosova 100 femra profesioniste
“Jemi duke e punuar një projekt për me marrë me gratë që studiojnë këtu medicinën, shkollën e mesme të medicinës për punësim në Gjermani në shtëpi të pleqve. E kemi propozuar tek komuna jonë për të na lejuar neve për me marrë punëtor direkt prej Kosovës. Nëse na lejohet nga Komuna ne e kemi bërë kërkesën për 100 femra atëherë do të hapim konkurse këtu. Asgjë nuk do të bëhet derisa të marrim lejen e Komunës atje. Ne e kemi përgatitur projektin çdo gjë. Ne si shoqatë jemi shumë të angazhuar për integrimin e femrave”, tha Kelmendi.
Kelmendi që është edhe anëtar i partisë së kancelarës gjermane Angela Merkel, ka treguar se në ndihmë të tyre ka dalë edhe vetë partia CDU, e cila ka dhënë ndihma financiare për të shpërndarë informacione me qëllim që ata të orientohet tek ky Union. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?