LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur në aksident komunikacioni

Një i vdekur në aksident komunikacioni

Një person ka humbur jetën nga një aksident që ka ndodhur në fshatin e Ohrit Podmole, transmeton Telegrafi Maqedoni.

SPB Ohër njofton se aksidenti ka ndodhur në mes veturës Peugeot e cila ka kaluar në linjën e kundërt dhe ka goditur veturën e tipit Hyundai, dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si shkak i goditjes së fortë.


Nuk dihet ende arsyeja se pse vozitësi i veturës Peugeot ka kaluar në kahun e kundërt të rrugës.

Policia dhe mjeku ligjor kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë shikuar rastin për të gjetur shkaqet e vdekjes së vozitësit./Telegrafi/