LAJMI I FUNDIT:

VV reagon ndaj PDK-së: Kur partia e krimit të akuzon për vandalizëm!

VV reagon ndaj PDK-së: Kur partia e krimit të akuzon për vandalizëm!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të PDK-së, të cilët i quajtën vandalistë aktivistët e VV-së që ishin nisur sot drejt shtëpisë së Kadri Veselit në Mitrovicë për të realizuar një aksion.

Vetëvendosje përmes një reagimi për media ka thënë se partia që udhëhiqet nga kokat e krimit ka akuzuar aktivistët paqësor për vandalizëm.


“Partia që udhëhiqet nga kokat e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, së cilës përditë po i dalin përgjime që dëshmojnë kriminalitetin e saj, sot paska reaguar ndaj aktivistëve paqësorë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në komunikatën e saj PDK, udhëheqësit e së cilës po e falin tokën e Kosovës, paska shprehur shqetësim për pronat private të tyre. Sikur ky subjekt të shqetësohej kështu për territorin e Republikës sonë, Kosova sot do të ishte në gjendje shumë më të mirë”, thuhet në reagimin e VV-së.

Më tej në reagim thuhet se PDK paska ftuar organet e sigurisë, të cilat janë nën kontrollin e po të njëjtëve kriminelë që e udhëheqin këtë subjekt, që të shtojnë shtypjen ndaj aktivistëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! i sheh këto reagime si panik e pushtetit në prag të rënies së tij dhe mendojmë që PDK ka të drejtë të ketë panik. Ajo po i lut qytetarët që të kenë besim në institucione pikërisht ngase e di që askush sot nuk i beson shtetit të kapur nga krimi. Shumë shpejt qytetarët do të shprehin mosbesimin e tyre në këtë qeveri përmes protestave e demonstratave masive dhe do të përfundojë periudha e qeverisjes nga krimi i organizuar”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori