Tërmeti është mallkimi i familjes Toro. Dy fatkeqësitë më të mëdha të saj erdhën pikërisht nga tronditjet e tokës.
I pari në vitin 1982, kur Erjoni nuk kishte lindur ende, i shembi shtëpinë familjes në fshatin Kurjan të Roskovecit. Ndërsa i dyti, këtë herë matanë detit, i mori jetën djalit të vetëm të familjes.
Asnjë fjalë nuk i ngushëllon dot prindërit e 33-vjeçarit apo motrat e tij, shkruan Panorama.al.
Prej momentit që dëgjuan për tragjedinë në qytetin Amatriçe në Itali, ata nisën të interesohen për fatin e djalit dhe familjes së tij. Disa orë më vonë mësuan lajmin e hidhur.
DY TËRMETET
Kur tërmeti tronditi Roskovecin më 17 nëntor të vitit 1982, Erjoni nuk kishte ardhur ende në jetë. Nëna e tij ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i cili në majin e ardhshëm do të dilte në jetë, pikërisht djali i parë dhe i vetëm i familjes. Në atë kohë, tërmeti i fuqishëm me qendër në këtë zonë tronditi dhe fshatin Kurjan.
Mes mbi 16 mijë ndërtesave të shkatërruara ishte dhe ajo e familjes së Masar Toros. Pas fatkeqësisë, kjo familje u zhvendos në një tjetër hapësirë në fshat, duke ndërtuar atje shtëpinë e re, ku dhe u lind Erjoni. Pa u mbushur ende 34 vjet nga kjo fatkeqësia, familja Toro pësoi dhimbjen më të rëndë.
Kjo si pasojë e tërmetit në vendin ku Erjon Toro, bashkë me gruan dhe dy fëmijët, jetonte prej më shumë se një dekade. Askush nuk e ka pritur këtë tragjedi. Familja shqiptare u zu nën gërmadhat e shtëpisë, ndërsa ishte në gjumë. Gruaja dhe dy fëmijët u nxorën jashtë, mes gjakut dhe copat e gurta që u kishin rënë mbi trupa. Pas disa orësh kërkimi, familja Toro mësoi lajmin e kobshëm, atë që tërmeti i dytë i kishte marrë jetën djalit të saj.
FAMILJARËT
Për disa orë, gruaja e Erjon Toros nuk e ka ditur për humbjen e bashkëshortit. E dëmtuar rëndë nga pasojat e tërmetit, Elsa, bashkë me dy fëmijët, më e madhja 9 vjeçe dhe tjetri më i vogël u shtruan në spital.
Nga mjekët, familjarët kanë mësuar se gruaja e re rrezikon dy këmbët. Ajo ka pësuar thyerje në të dyja këmbët, si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpisë mbi to. Edhe fëmijët janë me fraktura të shumta, në kokë dhe në trup, por deri tani mjekët kanë dhënë shpresa se në të ardhmen nuk do të kenë asnjë pasojë fizike.
Bashkëshortja e viktimës kur është përmendur në spital ka mësuar dhe për fatin e keq të të shoqit. Të afërmit në Shqipëri e tregojnë këtë fakt. Pas disa ditësh, e gjithë familja do të kthehej për pushime në Shqipëri, sapo Erjoni të mbyllte punën që kishte në ndërtim.
Ai ishte burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij në Itali, por edhe krahu i prindërve të moshuar që jetonin në fshatin Kurjan. Për ta, tërmeti i parë la vetëm pasoja në kujtime, ndërsa i dyti u pllakosi zinë në mes të shtëpisë së re, ku djali i tyre i vetëm tashmë pritet të shkelë i vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajza nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe