LAJMI I FUNDIT:

Takim Halili – Gozard Bartol

Takim Halili – Gozard Bartol

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, sot ka realizuar një takim me Shefin e zyrës së NATO në Shkup, Gozard Bartol, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim të parë, zëvendëskryeministri Halili ka falënderuar shefin e zyrës së NATO dhe i ka uruar mirëseardhje në postin e ri. Halili dhe shefi i NATO kanë biseduar për situatën politike në vend, zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, përkatësisht pikat që dalin nga ky dokument paqësor dhe pika tjera që janë në interes të përbashkët.


Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur shqetësim për situatën politike në vend dhe kanë diskutuan rreth procesit të zgjedhjeve që duhet të zhvillohet në RM. Ata kanë theksuar se të njëjtat duhet të jenë demokratike, të besueshme, të drejta dhe të lira që të mund të sigurojnë ardhmërinë evropiane të Republikës së Maqedonisë në përputhje me Marrëveshjen “Përzhino”.

Bartol nga ana  tjetër ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit sidomos në sferën e sigurimit dhe mbrojtjes.  Zëvendëskryeministri Halili e ka informuar mysafirin edhe për 15 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit si dhe për Analizën që e ka përgatitur Sekretariati në bashkëpunim me OSBE, ekspertët si dhe Institutin për Paqe.

Në fund bashkëbiseduesit janë pajtuar që të ndjekin zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit si dhe të vazhdojnë me një bashkëpunim më të afërt për të mirën e të gjithë qytetarëve./Telegrafi/