LAJMI I FUNDIT:

Zi në familjen e shqiptarit, të afërmit: Të sillet sa më shpejt trupi

Zi në familjen e shqiptarit, të afërmit: Të sillet sa më shpejt trupi

Familja e Erion Toros, shqiptari që mbeti viktimë e tërmetit në Itali, ka hapur dyert e mortit, por pritja duket se do të jetë e gjatë për shkak të procedurave për dërgimin e trupit në atdhe.

Familjarët, të cilët banojnë në fshatin Kurjan të rrethit të Fierit, kërkojnë përshpejtimin e tyre. “Kërkojmë nga autoritetet të na sjellin sa më shpejt trupin. Nënën e ka të sëmurë, motrën të sëmurë. Kaq kërkojmë, ju lutemi shumë, që ta heqim këtë dhimbje që kemi”, thotë tezja e tij.


“Kam 4 vjet pa e parë, ju lutemi ta sjellin sa më shpejt për nënën, për motrën, për të gjithë”, thotë halla.

Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes me 5 anëtarë. Ai emigroi që 15 vjeç në Itali, ku krijoi edhe familjen e tij. “Ka ikur për emigrim që 15 vjeç, e kishte marrë tezja e tij. Punonte në ndërtim. Vdekjen e tij e kemi marrë vesh në televizor”, tregon Pëllumb Toro, xhaxhai i viktimës.

Vdekja e 32-vjeçarit u konfirmia zyrtarisht vetëm pasditen e djeshme, ndërsa familjarët ishin njoftuar që në mëngjes nga të afërmit e tyre pranë vendit të tragjedisë.

Në momentin që ndodhi tërmeti ai ndodhej në banesë bashkë me gruan dhe 2 vajzat. Këto të fundit janë nxjerrë nga gërmadhat e banesës së tyre pa lëndime, ndërsa bashkëshortja e Toros ka thyer të dyja këmbët dhe ndodhet në spital. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori