LAJMI I FUNDIT:

“Hillary Clinton do të jetë e vdekur brenda një viti”! (Foto)

“Hillary Clinton do të jetë e vdekur brenda një viti”! (Foto)

Një zyrtar i cili është duke bërë drejtimin e operacioneve në një fushëbetejë kyçe për fushatën presidenciale të Donald Trump ka parashikuar se Hillary Clinton do të jetë e vdekur brenda një viti, shkruajnë mediat e huaja.

John Jaggers, përcjell Telegrafi, i cili drejton operacionet në Maryland, e bëri këtë deklaratë befasuese në lidhje me sëmundshmërinë e Clinton, ndërsa po sillet një teori që pse Clinton kishte veshur një pallto të gjatë, në një udhëtim të fundit në Nantucket për të rritur fondet e fushatës.


Ai me sa duket ishte referuar thashethemeve në internet se veshja e Clinton mund të jetë duke u përdorur për të mbuluar një sëmundje të mistershme, përcjell Telegrafi.

“Sa prej jush do të vishnit një pallto leshi në gusht?” ka pyetur Jaggers në ngjarje turistike ka raportuar Loudoun Times-Mirror.

Truprojë apo mjek? Kush është burri misterioz i cili për asnjë moment nuk i ndahet Hillary Clinton-it (Video)
Lexo po ashtu Truprojë apo mjek? Kush është burri misterioz i cili për asnjë moment nuk i ndahet Hillary Clinton-it (Video)

“Gruaja që kërkon të jetë presidenti i parë femër e Shteteve të Bashkuara vesh një pallto leshi. A keni ndaluar ndonjëherë të pyesni veten pse? Kjo është një gjë e madhe, njerëz”, ka shtuar Jaggers.

“Kjo grua është shumë, shumë e sëmurë dhe ata janë duke e mbuluar këtë. Ju nuk jeni aq shumë duke folur për të qenit president të Hillary Clinton për tetë vjet – ju jeni duke folur për Tim Kaine si president për tetë vjet”, tha ai, duke përmendur bashkëpunëtorin e afërt të Clinton.

Jaggers mund të jetë referuar një cicërime që pasoi paraqitjen e Clinton në Nantucket, më 21 gusht, kur përdoruesi Mike Cernovich shkroi: “pallto leshi dhe pantallona të zeza në gusht?…”.

Cernovich e përshkruan veten si një autor, avokat, aktivist i lirisë së shprehjes dhe krijues të filmit dokumentar. /Telegrafi/

c2

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori