LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Të tërhiqet vendimi i ‘Higjienës komunale’, të shpëtohen 3.5 milionë euro

Shilegov: Të tërhiqet vendimi i ‘Higjienës komunale’, të shpëtohen 3.5 milionë euro

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka reaguar ndaj vendimit për ‘Higjienë komunale’ për shpenzimin e 3.5 milionë eurove, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deklarata për shtyp e zëdhënësit të Petre Shilegov, LSDM është si vijon:

“OBRM-PDUKM planifikon të shpenzojë 3.5 milionë euro për qytetarët për blerjen e ndërtesës së vjetër dhe jofunksionale për nevojat e ‘Higjenës Komunale’.


Për këtë nuk ka as arsyetim ekonomik, as ndonjë arsyetim tjetër.

Sipas kësaj marrëveshje të Higjienës Komunale duhet të paguhet 3,5 milionë euro për ndërtimin e objektit administrativ në gjendje të rrënuar, dhe të largohet hapësira atraktive në qendër të Shkupit. Kjo nuk e zgjidh problemin e vështirë të parkimit të automjeteve në kompanitë publike.

Për më tepër, parkingi i këtyre mjeteve të Higjenës Komunale do të vazhdojë të paguajë qira mujore në vlerë prej 12,000 euro.

Qytetarët e Shkupit nuk kanë nevojë për këtë lloj të shpenzimeve milionëshe. Sidomos pasi që qeveria nuk ka para për të paguar qytetarët e përmbytur, dhe u tregua se as Shkupi e as Maqedonia nuk kanë elemente themelore dhe mjetet për trajtimin e fatkeqësive.

LSDM-ja kërkon që vendimi për shkëmbimin e pasurive të patundshme në mes ‘Higjienës’ dhe kompanisë private Unitaers City, të tërhiqet menjëherë.

Përndryshe, është e qartë se OBRM-PDUKM dhe Kotze Trajanovski mbrojnë interesat e biznesit kriminel pas kësaj marrëveshje të dyshimtë”, tha ndër të tjera Shilegov. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori