Mujë Rugova sapo ishte kthyer nga Spanja ku ndër të tjera kishte shikuar ndeshjen e futbollit mes Barcelonës dhe Osasunës, ndërsa në Prishtinë i kishin krisur dy probleme. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci kishte filluar të bëhej nervoz për një punësim që Muja ende nuk e kishte kryer sipas kërkesës së tij, ndërsa një djalë nga Peja ia kishte publikuar një video në Youtube.
I pafuqishëm t’u bëjë ballë këtyre problemeve, Muja si rektor i kapur nga politika kërcënohej se do të braktisej nëse nuk e punëson një Bukurie Krasniqin, por në të njëjtën kohë nuk merr ndihmë për ta larguar videon në të cilën ai shihej bashkë me një prorektor tjetër teksa shijonin ndeshjen mes Barcelonës dhe Osasunës.
Krejt kjo qet në pah ndikimin e madh që Adem Grabovci ka pasur në Universitetin e Prishtinës, përmes rektorit Mujë Rugova.
E gjitha merret vesh përmes bisedës së publikuar në Dosjen e Shefave XVIII që ai bënë me një person që duket të jetë urë lidhëse me rektorin e Universitetit të Prishtinës, për të dhënë urdhra se kush duhej të punësohej e kush jo.
Kishte porosi për rektorin, se duhej ta punësonte me çdo kusht Bukurie Krasniqin.
“Kqyr, kqyr, mos e kanë marr dikon tjetër bal aty e me i qu n’rrot t’sames na tanë….”, thotë Grabovci në bisedën e botuar të mërkurën.
Fati, personi i identifikuar si urë lidhëse mes Adem Grabovcit atëherë shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe Mujë Rugovës atëherë rektor i Universitetit të Prishtinës, i jep garanci se nuk ka shans askush tjetër të hy në vend të Krasniqit.
Fati ka një tjetër hall.
Rektori i atëhershëm Mujë Rugova dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Naser Mrasori që më vonë ishte bërë rektor in Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, kishin përfunduar në Youtube, nga një djalë që Fati i referohet si i Pejës, ku shiheshin duke e shikuar ndeshjen mes ekipeve spanjolle Barcelona dhe Osasuna.
“Po ja kanë qitë, tu e kqyr, kur u konë (nuk kuptohet) me Naserin n’Spanjë e ja kanë qitë n’YouTube, n’internet, tu e kqyr ndeshjen e Barcelonës a s’di kon”, thotë Fati, teksa Grabovci, duket komplet i pa interesuar për këtë nervozë të rektorit Muja.
“Aaa…, e bajt me shnetë, nëse ka bo ashtu, let shkon n’rrotsames”, thotë Grabovci, teksa të njëjtin konfirmim e merr edhe nga Fita.
Grabovcit i interesonte vetëm që Muja ta zbatojë kërkesën e tij për punësim të Bukurie Krasniqit, për të cilën nuk ka informacione të shumta.
Madje i dërgon selam se nëse nuk zbatohet urdhri i tij, punët do të bëhen keq.
“Edhe thuj, thuj prishem bashkë, nëse…”, thotë Grabovci duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë nëse nuk punësohet Krasniqi.
Fati jep sigurinë e fundit me pohimin: “U kry Bos…”. /Insajderi.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City