Në konferencën për shtyp të Lëvizjes për Reforma – PDSH u tha se ”marrëveshja e Përzhinos, duket se ka sërish shqiptarët si subjekt sulmi, duke na kthyer si gjithnjë në Kllounin e Përndjekur të qeverisë!, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesit e kësaj partie, Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë, mes tjerash deklaroi:
” Të gjithë menduam që Prokuroria Speciale do të ishte një institucion që më në fund do të vendoste drejtësinë në vendin e duhur, por dëshpërimisht ende nuk shohim rezultate!
Me lëndë të pashembullta Kriminale në duar, me qindra e mijëra përgjime të paligjshme, ku dëgjohen të artikuluar nga A-ja deri në Zh, vepra montruoze kriminale nga politikanët e Pozitë-Opozitës Qeveritare, u morën me rastin krejt absurd të fshirjes së 41 788 votuesëve nga listat zgjedhore ku rreth 35 000 janë shqiptarë të Diasporës! Pushteti me Trojkën Besnike “VMRO/BDI/PDSH” dënuan si gjithnjë shqiptarët dhe si gjithnjë padrejtësisht! Ata zhvendosën fokusin nga krimet e vërteta si janë: Rasti i Pustecit ku votuesit janë pajisur me letra njoftimi FALLCO!
Bodrume të mbushura me THASË ME VOTA që prisnim në gatishmëri URDHRAT E SHEFAVE për tu zbrasur në kutitë që duhej të ishte fjala e lirë e qytetarit! Disa pyetje për Binomin BDI-PDSH:
1. Çfarë shpjegimi keni ju për eleminimit të rreth 30 000 votuesëve shqiptar?
2. Çfarë përgjigje objektive keni ju për numrin e personave që janë paraqitur në KQZ, vetëm 8000?!
3. Po na ftoni që të ndajmë shtetin duke na hequr të Drejtën e Votës, sepse ju praktikisht po i hiqni të Drejtën e Votës shqiptarëve, të cilën ia garanton Kushtetuta?
4. Pse i keni frikë shqiptarët e Diasporës?
5. Pse po i përzini dy herë nga toka e tyre shqiptarët e Diasporës?
6. A e dini se të Ardhurat e Shqiptarëve të Diasporës janë Shtyllë Ekonomike për shtetin tuaj?
7. E dini që Struga rrezikon të mos jetë më shqiptare me heqjen e të drejtës së votimit 30 000 shqiptarëve të Diasporës?
8. E dini se Kërçova rrezikon të mos jetë më Komunë Shqiptare me heqjen e të drejtës së votimit 30 000 shqiptarëve të Diasporës?
9. A ndjeheni fajtor, a u bren ndergjegja?!
10. A mendoni se mund t’iu falim ndonjëherë?
Në mënyrë të Menjëhershme, kërkojmë nga të gjithë faktorët politikë që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Përzhinos, të tërheqin Kërkesën e Çmendur të eleminimit nga të Drejtat e Plota të këtij vendi shqiptarëve të Diasporës! Këto tentativa të pastra për të lënë shqiptarët pa shtet prekin pjesën më të ndjeshme tonën si janë shqiptarët e Diasporës, secili nga ne aty ka një vëlla, motër, nip apo mbesë! Atdheu nuk është toka, është të drejtat që ke mbi atë tokë, ndaj askush nuk ka të Drejtë që ata 35 000 shqiptarë ti lërë pa Atdhe!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj