LAJMI I FUNDIT:

Buffon kundër Guardiolas: Vetëm këta dy portierë janë më të mirë se Hart

Buffon kundër Guardiolas: Vetëm këta dy portierë janë më të mirë se Hart

Ish-trajneri i Bayern Munich dhe Barcelona, Pep Guardiola po kërkon të marrë Caludio Bravon në ekip dhe ta largojë Joe Hartin.

Giggi Buffon, i cili është portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, beson se klubi anglez do të bëjë një gabim të madh nëse do ta lë Joe Hartin të largohet.

“Ai ka qenë në një situatë të tillë më parë, është lënë në bankë para dy ose tre sezonesh dhe më pas është kthyer të jetë protagonist duke bërë disa paraqitje të jashtëzakonshme”.


“Të gjithë e dimë se sa i aftë është ai, por gjithashtu është një lojtar që ka personalitet dhe kjo është cilësia më e mirë për një portier”.

“Gjatë 5/6 viteve të fundit ai ka treguar me vazhdimësi se është mes më të mirëve në rolin e tij. De Gea dhe Neuer janë më të mirët aktualisht, pas tyre nuk ka asnjë tjetër që të jetë në një nivel më të lartë se Hart”, ka përfunduar Buffon.

Në ndeshjen e parë të Cityt statues ishte Willy Caballero. /Telegrafi/